Top News - Marrëveshja Trump/ Palestinezët e presin me raketa

Top News - Marrëveshja Trump/ Palestinezët e presin me raketa

Presidenti amerikan Donald Trump arriti t`I bënte bashkë udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Izraelit për nënshkrimin e marrëveshjeve pë normalizimin mes tyre, duke I shtyrë kështu këto shtete arabe të thyenin një tabu të kahershme në një ristrukturim strategjik rajonal kundër Iranit. Marrëveshja përmbylli një muaj me zhvillime dramatike gjatë të cilit u arriti fundi I një armiqësie të vjetër por pa zgjidhur problemin e palestinezëve. br br Ujdia e vështirë e shtyu ekipin e Trumpit të argumentojë se kjo përpjekje e presidentit amerikan duhet të rezultojë me një Nobele Paqeje për të. Shumë opinionistë megjithatë pajtohen me idenë se kjo ?nuk mund të mbajë titullin marrrëveshje paqeje?, kur mes vendeve në fjalë nuk ka as konflikt e as luftë. Përplasjet e Izraelit janë me palestinezët, Hezbollahun apo Iranin. br br Se cfarë efekti pati në Gaza një ujid e tillë kjo e pa qartë me raketat e lëshuara sërish mbrëmjen e djeshme. Qindra palestinezë marshuan në shenjë proteste me pankarta në duar ku shkruhej ?tradhëti? dhe ?marrëveshja e turpit?, ndërsa zëdhënësi I Hamasit, Hazem Qassem u shpreh se pakti ?nuk vlen as sa boja me të cilën u shkrua?. br br Marrëveshjet megjithatë I bëjnë Emiratet e Bashkuara dhe Bahrejnin shtetet e treta dhe të katërta arabe që ndërmarrin hapa për normalizimin e lidhjeve me Iraelin që kur ky i fundit nënshkroi traktate paqeje me Egjiptin në 1979 dhe Jordaninë në 1994. Në zyrën Ovale, Trump tha se "do të kemi të paktën pesë ose gjashtë vende që do të na bashkohen shumë shpejt" për të lidhur marrëveshje të ngjashme, edhe pse nuk përmendi ndonjë prej tyre. br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 4

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:35

Your Page Title