Top News - Iphone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

Top News - Iphone 12, ndryshime/ Risi dhe vonesa për aparatin e ri

Është një nga produktet më të pritura të 2020-tës, por do të vonojë dhe pak. Iphone 12 nuk u lansua në eventin special të Apple të martën, dhe tani data e re pritet të jetë diku nga fillimi i tetorit. Megjithatë, disa informacione rreth tij dolën në dritë, duke i dhënë kështu dicka për të folur të apasionuarve që po e presin më padurim hedhjen e tij në treg. Kështu thuhet se iPhone 12 do të sjellë përsëri skajet e sheshta që u panë për herë të fundit në iPhone 5, ndryshe nga ato të rrumbullakosura të iPhonëve të fundit. Dizajni do të jetë I përmirësuar dhe vecoritë e kamerës, gjithashtu. Tre aparatet që e paraprinë, iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max ishin mjaft elegante dhe të fuqishme, ndaj pritshmëritë janë të larta për iPhone-in e ri. Tradicionalisht, Apple I hedh në treg telefonët e rinj të saj në shtator, por duket ka pasur probleme për shkak të ndërprerjes së punës në fabrika. iPhone 11 kishte tre variante vitin e kaluar, megjithate shumë burime pretendojnw se do tw ketw katër variante të iPhone 12 këtë vit ; iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max.br br Pamje: AFPbr br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:08