Ministri i Financave Angjeli nenshkruan marreveshjen me qeverine italiane (12 Tetor 2000)

Ministri i Financave Angjeli nenshkruan marreveshjen me qeverine italiane (12 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Ministri i Financave Anastas Angjeli ka nënshkruar sot me ambasadorin e Italisë Bova, dy marrëveshje për rikonstrurimin e borxhit të jashtëm të Shqipërisë me Italinë. Ky borxh i jashtëm arrin në detyrimin prej 3.76 milion dollarësh me kushte mjaft të favorshme si në drejtimin e kohëzgjatjes së shlyerjes dhe në drejtim të interesave të aplikuara mbështetur në termat e referencës nga Klubi i Parisit që sigurojnë kthim të borxhit rreth 50.br Qeveria italiane ka qenë disa herë e interesuar që të nxisë këtë proces dhe të ketë nxisë këtë proces dhe të gjejë zgjidhje optimale për të dyja palët. Sipas ministrit Angjeli, marrja përsipër e këtyre detyrimeve dhe shlyerja e tyre bëhet e mundur në sajë të konsolidimit të stabilitetit makroekonomik të ekonomisë së vendit. br Qeveria shqiptare tha ai, është e vendosur që të vazhdojë me të njëjtin seriozitet bisedimet dhe me kreditorët e tjerë të njohur dhe zgjedhur detyrimet ndaj tyre. Marrëveshja që u nënshkrua sot me qeverinë italiane është hapi i parë në këtë drejtim pas rikonstrurimit të një pjesë të borxhit në vitin 1993. Gjithashtu ajo ndihmon në forcimin e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:13

Your Page Title