RTV Ora - “Deti” drejt Gjykatës Ndërkombëtare, Krisafi për Rtv Ora: Lajm shumë pozitiv

RTV Ora - “Deti” drejt Gjykatës Ndërkombëtare, Krisafi për Rtv Ora: Lajm shumë pozitiv

#tvora #rtvoranewsbr br br Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare njëkohësisht edhe anëtar i grupit negociator me Greqinë për çështjen e kufirit detar, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, e cilëson lajm të mirë propozimin e kryeministrit Edi Rama për t?ja besuar zgjidhjen e kësaj çështje një gjykate ndërkombëtare.br br Në një intervistë për Rtv Ora me gazetaren Fjorela Beleshi, ai thotë se çështja e kufirit detar është një çështje shumë e ndjeshme dhe precedenti i 2009 me të drejtë sipas tij ka krijuar një lloj frike te shqiptarët sa herë që diskutimet për detin dalin në skenë.br br Krisafi: Është e vështirë se kemi të bëjmë me kufij shtetërorë, kufijtë nuk janë gjë e thjeshtë që i vendos sot dhe i rregullon nesër, pasnesër. Janë limitet maksimale të shterirjes së sovranitetit dhe juridiksionit të shteteve në raport me njëri-tjetrit. Gjithmonë caktimi i vijave të kufirit ka kërkuar shumë punë, shumë vullnet, shumë përpjekje dhe domosdoshmërinë e respektimit të disa parimeve të së drejtës ndërkombëtare që garantojnë objektivitetin dhe paanshmërinë e përcaktimit të tyre. Në këtë rast këto vështirësi janë akoma më shumë.Të dy kanë pas vetes një histori që flet për keq. Territoret shqiptare që nga koha kur nisën të krijohen shtetet e para nacionale në Ballkan nisën të rrudhen, ndërsa të tjerët zmadhoheshin. Kjo ka injektuar një frikë të natyrshme te shqiptarët.Kapakun kësaj frike ja vë 2009.br br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:56

Your Page Title