Ora News - Karlo Bolino “gllabëron” 4894 metra tokë për vetëm 1 euro

Ora News - Karlo Bolino “gllabëron” 4894 metra tokë për vetëm 1 euro

#tvora #rtvoranewsbr br Data 2 tetor 2019 ishte dita fatlume për botuesin dhe pronarin e mediave Karlo Bolino. Me firmë të kryeministrit të vendit Edi Rama, kompania ?MTSC shpk?, e lidhur drejtpërdrejt me italianin Bolino merr për 20 vjet, sipërfaqën prej 4021 metra për vetëm 1 euro kontrata.br br Siç specifikohet edhe në VKM, kjo pasuri shtetërore, ish ndërrmarrja metalike Tirana, reparti i Orëve, i jepet për 20 vite në cilësinë e qiramarrësit, kompanisë ?MTSC?.br br Disa muaj më pas kompania ?MTSC shpk?, nëpërmjet shkresës me numër protokolli 2914 datë 10.02.202 i kërkon ministrisë së financave edhe pjesën e mbetur të ish ndërmarrjes shtetërore.br br Kërkesa iu mor parasysh, dhe me firmë e vulë të kryeministrit Edi Rama sipërfaqja e marrë me qira për vetëm 1 euro kontrata në total bëhet 4894.10 metra katrorë.br br Pra bëhet fjalë për këtë certifikatë pronësie, aty ku sot shkruhet Republika e Shqipërisë.br br Por nuk mbarojnë me kaq.br br Me vendimin nr 368 të datës 6 maj 2020, kryeministri Edi Rama vendos prishjen e objekteve të ish ndërmarrjes shtetërore që tashmë zotërohen nga Karlo Bolino, për t?i hapur rrugë sheshit të ndërtimit, ku sipas marrëveshjes Bolino do të ndërttojë godinën e re të medieve të tij.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:57