Vritet ne atentat vellai i Talo Celes |Lajme-News

Vritet ne atentat vellai i Talo Celes |Lajme-News

Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e kësaj të enjteje.br Viktima është Bujar Çela i datëlindjes 19 Mars 1958. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali. Tvklan.al mëson nga burimet policore se 62-vjeçari Bujar Çela punonte si taksist pa licencë.br Nga informacionet paraprake, bëhet me dije se Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t'u ulur në një lokal. Dyshohet se ai ishte ndjekur nga atentatorët, të cilët besohet të kenë qenë të paktën 2 persona.br Pas atentatit ndaj 62-vjeçarit Bujar Çela, autorët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja. Disa minuta më vonë, në fshatin Murrash u gjet e djegur një makinë që dyshohet se u përket atentatorëve. Makina është tip Renault me targa AA 876 DC.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 00:17