Nje epoke e re per Serbine (12 Tetor 2000)

Nje epoke e re per Serbine (12 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Serbia po provon tani tranzicionin. Tregjet janë me çmime të larta dhe vetë serbët thonë se malli nuk është shumë i mirë. Megjithatë ato janë dakort që koha e Millosheviç të mos të kthehet më. Hapi i parë i Koshtunicës dhe erës së re politike që përfaqëson është i duhur në gjigandin Zastava, prodhuese e makinave dhe industria më e fuqishme e ish Jugosllavisë. Përfaqësuesit e politikës serbe kanë shkuar tek punëtorët e Sastavës dhe kanë parë nga afër gjendjen e tyre.br Ajo që duhet të kuptojmë të gjithë është se tranzicioni mund të jetë i vështirë. Kjo është ideja që do të shoqërojë tani serbët për një kohë të gjatë. Ide e përforcuar dhe nga Humba, kryekoordinator i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore. Largimi i Millosheviç është hap i madh, por ai nuk do t'a lehtësojë tranzicionin tuaj iu është drejtuar ai serbëve. br Ndërsa presidenti i ri i vendit Koshtunica përpara se të takohej me Bodo Homban, është takuar me gjeneralin e Armatës Serbe dhe i ka kërkuar një plan urgjent të konsolidimit të ushtrisë. Sot Beogradi vizitohet nga i pari kryeministër europian, nga italiani Xhuliano Amato, një mbështetje politike kjo për Serbinë e cila ka ekzistuar nga pala italiane para largimit të Millosheviç nga skema politike.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:27

Your Page Title