Ekzekutohet ne Elbasan vellai i Talo Celes |Lajme-News

Ekzekutohet ne Elbasan vellai i Talo Celes |Lajme-News

Rreth orës 05:45, në fshatin Bradashesh të Elbasani është vrarë me armë zjarri para një lokali Bujar Çela. Mësohet se ai punonte si taksixhi i palicencuar dhe si çdo mëngjes kishte dalë për punë, por është qëlluar me armë teksa po hynte brenda një lokali. Dëshmitar nga vendi i ngarjes kanë bërë të ditur se autorët ishin të maskuar. Vertëm pak minuta pas ngjarjes, në fshatin Murras, përgjatë aksit Elbasan-Peqin, është gjetur dhe një makinë e djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autorët. Vrasja e Bujar Çelës dyshohet për hakmarrje, pasi ai është vëllai i Talo Çelës, person në kërkim për grabitjen e Rinasit dhe një nga të dyshuarit për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:03

Your Page Title