Top News - Studimi për vikingët/ Me gjak, edhe nga Evropa Jugore!

Top News - Studimi për vikingët/ Me gjak, edhe nga Evropa Jugore!

Të gjatë, bjondë, luftëtarët skandinavë arritën të linin gjurmën e tyre në mbarë Evropën.br br br Mendonim se i dinim të gjitha për ta. Por e paskemi pasur gabim. Një studim i ri, mjaft i gjerë e i thelluar, zbuloi se shumë vikingë në fakt kishin flokë gështenjë dhe nuk ishin vetëm nga Skandinavia. Në studimin 6-vjeçar, arkeologë e akademikë përdorën teknologjinë e avancuar për analizimin e më shumë se 400 skeleteve që u përkisnin vikingëve nga zona skandinave, e të tjera në Groenlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar.br br Ata zbuluan se vikingët nuk vinin vetëm nga Skandinavia; në linjën e tyre të gjakut kishte dhe gene nga Azia e Europa Jugore. Studimi i realizuar nga akademikë në Universitetin e Kembrixhit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Universitetin e Kopenhagës në Danimarkë, lëkund shumë bindje të deritanishme.br br ?Rezultatet e tij tjetërsojnë perceptimin se kush ishte vërtet Viking. Besoj se mbi këtë temë, librat e historisë duhen përditësuar. Deri tani, ne nuk e dinim gjenetikisht se si dukeshin ata me saktësi?, tha një prej autorëve, Eske Willerslev.br br Sipas tij, shumica e tyre nuk ishin aspak bjondë dhe kjo qe pasojë e fluksit gjenetik nga jashtë Skandinavisë.br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 11

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:09

Your Page Title