Vrasja e Bujar Çelës, mesazh për vëllain në kërkim për grabitjen e miliona eurove n'Rinas dhe vrasje

Vrasja e Bujar Çelës, mesazh për vëllain në kërkim për grabitjen e miliona eurove n'Rinas dhe vrasje

#tvora #rtvoranewsbr br Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.br br 49-vjeçari, Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Vrasja e punonjësit të policisë? kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, ?Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim?, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ?Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim?.br br 49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.br br Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin ?Hetimi Tatimor?, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.br br Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serë vrasjesh në qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje me ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia.br br Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.br br I riu Alla, ka treguar se Çela i kishte kërkuar një prej vëllezërve Haxhia se ku i kishte fshehur paratë e grabitura në 9 prill të vitit të shkuar.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:59

Your Page Title