Mjekja shtatzene tregon momentin me te veshtire gjate pandemise se Covid-19

Mjekja shtatzene tregon momentin me te veshtire gjate pandemise se Covid-19

Mjekja anesteziste reanimacioni Krisli Serani ka qenë e ftuar në emisionin ?Rudina?, ku ka folur më gjatë për eksperiencën si nënë shtatzënë gjatë pandemisë së Covid-19 dhe punën e palodhshme me pacientët e infektuar me koronavirus, pavarësisht gjendjes së saj.br Ndër të tjera ajo ka treguar edhe momentet më të vështira që është përballur gjatë kësaj periudhe.br Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë kësaj periudhe në punën tënde?br Krisli Serani: Nuk ka pasur asnjë moment i vëshirë. Moment i vështirë ishte kur ne humbnim betejat me pacientët. Ngarkesa psikologjike dhe emocionale në ato momente është e vështirë jo vetëm për mua por edhe për gjithë stafin atje. br Rudina Magjistari: Si i ke përballuar t?i këto situate? br Krisli Serani: Profesioni jonë ka shumë beteja të humbura, ka edhe shumë beteja të fituara, por nuk e di për çfarë arsye ne na ngelen në mendje dhe peng në zemër ato momente të keqija. Ashtu siç ka edhe shumë momente të bukura, ku një pacient rëndë që ti e ke ndjekur, i ke shërbyer, arrin të dalë nga spital. Së bashku me kolegët aty qajme dhe qeshim bashkë. br Rudina Magjistari: Po kur ktheheshe në shtëpi? br Krisli Serani: Kam qenë e izoluar, kam jetuar vetëm në shtëpi me qira këtu në Tiranë sepse im shoq vazhdon të jetë ende në Francë. Për arsye të pandemisë nuk mundi të vinte dhe ishte shumë e vështirë që nuk kam patur pranë njerëzit që unë dua, por të qëndruarit në punë me kolegët e mi ishte shumë gjë e thjeshtë dhe e bukur. tvklan.albr br #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 02:51

Your Page Title