Sazan Guri: Eshte e dhimbshme te denohet terheqja e qenit me makine nga kodi rrugor

Sazan Guri: Eshte e dhimbshme te denohet terheqja e qenit me makine nga kodi rrugor

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën 13 shtator, ku një qytetar nga Sukthi i Durrësit ka lidhur pas makinës një qen dhe e ka tërhequr zvarë. Pamjet kanë bërë që opinion publik të reagojë, ndërsa policia e Durrësit e ka identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë, 50-vjeçarin duke e gjobitur.br Për këtë tema në emisionin Rudina në Tv Klan është ftuar ambientalisti dhe aktivisti Sazan Guri për të dhënë opinionin e tij. br Rudina Magjistari: Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë gjest kaq makabër, cila ka qenë arsyeja e tij?br Sazan Guri: Është e dhimbshme të dënohet nga kodi rrugor, kur ne kemi një legjislacion, një ligj për keqtrajtimin e kafshëve. Vjet është bërë një ligj që ne e quajtëm sukses. Njëri vrau 4 qen të një zonje fisnike si me njerëzit edhe me kafshët dhe tani prokuroria i thotë që nuk kemi një ligj. Kemi gjyqëtarë të papërgatitur në marrëdhënie me natyrën, mjedisin e botën që rrethon njeriun, si mund të thuash që kur ka ligj, nuk ka ligj edhe e lanë të lirë. Ligji parashikon afërsisht si në Norvegji që nëse ti vret një njeri dënohesh me 3 vite dhe nuk ka asnjë ndërhyrje njerëzore që t?i tja falësh, jo dënohesh. Edhe në Shqipëri trajton keq kafshët kështu ndodh sipas ligjit. tvklan.albr br #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.


User: RTV KLAN

Views: 15

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 05:18

Your Page Title