MIE: Pagat e naftetareve duhet t'i paguaje privati

MIE: Pagat e naftetareve duhet t'i paguaje privati

Transferimi i protestave të naftëtarëve të Ballshit në kryeqytet, ka detyruar përfaqësuesit e qeverisë të sqarojnë pozicionin e tyre. Në një intervistë për Televizionin Klan, ZvMinistri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Ilir Bejtja thotë se rafineria është 100 private dhe se pagat e prapambetura të naftëtarëve duhet t?i paguajë kompania që e administron.br br Pasi kanë fituar shumë gjyqe në vitet e fundit, ZvMinistri Bejtja thotë se naftëtarët duhet të vazhdojnë betejën ligjore pasi qeveria nga ana e saj ka krijuar të gjitha lehtësirat për kompaninë.br br Protestat e naftëtarëve të Ballshit për të përfituar pagat e prapambetura kanë qenë të vazhdueshme vitet e fundit. Ata kërkojnë rreth 17 paga të akumuluara në vitet e fundit. Rafineria ka ndërprerë punën nga Janari i këtij viti për shkak se dilte me humbje.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:38

Your Page Title