Perfundon normalisht procesi zgjedhor i balotazhit ne Gjirokaster - (15 Tetor 2000)

Perfundon normalisht procesi zgjedhor i balotazhit ne Gjirokaster - (15 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Procesi zgjedhor në raundin e balotazhit në 14 njësi administrative të prefekturës së Gjirokastrës, u zhvillua mjaft qetë dhe pa emocionet e 1 Tetorit. Në 4 komuna dhe bashkinë e Këlcyrës, ku Partia Socialiste ishte në balotazh me parti të vogla si PR, PAD dhe PSD, procesi zgjedhor nuk pati asnjë problem. br br Ndërsa në dy bashki dhe shtatë komuna, ku gara e balotazhit kishte përballë PD dhe PS, në pasditen e së shtunës pati disa kandidatë të PD, që paraqitën deklarata, që tërhiqeshin nga zgjedhja, por që këto deklarata nuk u pranuan nga komisionet zgjedhore. br br Sot në mëngjes procesi zgjedhor nisi normalisht dhe kanë marrë pjesë në votime rreth 55 e votuesve. Në Kakavijë edhe sot pati emigrant të ardhur për votimet, ku shumica e tyre udhëtuan në drejtim të Himarës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 4

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:38