Zgjedhjet e balotazhit te qeta ne Kruje e Vore - (15 Tetor 2000)

Zgjedhjet e balotazhit te qeta ne Kruje e Vore - (15 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Procesi i votimit ka vijuar i qetë në orët e para të ditës në të 18 qendrat e votimit të bashkisë së Krujës. Në komisione janë paraqitur të gjithë përfaqësuesit dhe nënkryetarët e komisioneve anëtarë të PD. Në qendrën nr.2 deri në mesditë, pjesëmarrja në votime qëndronte në nivelin 35. Sipas kryetarit të komisionit zgjedhor vendor për Krujën, Qemal Kovaçi, për bashkinë e Krujës, nuk janë tërhequr kandidatët në balotazh. br br Qemal Kovaçi:- ?Në bashkinë e Krujës, në balotazh votohet për dy kandidatët, ai i PD Jakup Vogli dhe kandidati i PS Ismail Dani. Në të gjithë qendrat e votimit janë paraqitur anëtarët e komisioneve, sipas përkatësisë?.br br Edhe për bashkinë e Vorës, procesi i votimit ka kaluar i qetë dhe pa probleme. Në Vorë janë në balotazh Shefki Karamuçi i PS dhe Kujtim Meta i PSD. Kryetari dhe nënkryetari i komisionit në qendrën e votimit pranë shkollës ?Isa Boletini?, shprehet se gjithçka ka proceduar e qetë. Qendrat e votimeve janë hapur në orën 7 të mëngjesit dhe njerëzit shprehen se kanë votuar pa probleme.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 20

Uploaded: 2020-12-05

Duration: 01:27

Your Page Title