Ora News - Hajdari PS-PD-LSI: Ju ftoj të takohemi të martën, 22 shtator, për listat e hapura 100%

Ora News - Hajdari PS-PD-LSI: Ju ftoj të takohemi të martën, 22 shtator, për listat e hapura 100%

#tvora #rtvoranewsbr br Deputetja Rudina Hajdari ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me zhvillimet në këshillin politik.br br Hajdari, përmes një letre shkruan se ka ardhur koha që të gjithë të lënë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohin interesat madhore të vendit.br br Hajdari përshëndet qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100, dhe kërkon që të vijohet puna e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë proces.br br Hajdari i fton partitë kryesore që të takohen ditën e martë, 22 shtator, ora 10:00 për të punuar non stop deri në realizimin e një dokumenti të dakordësuar për mundësimin e hapjes 100 të listave.br br Hajdari: Të nderuar anëtarë të Këshillit Politik, si fillim dua të shpreh shqetësimin tim për situatën e krijuar në Këshillin Politik, lidhur me mungesën e progresit për çështjet që kanë të bëjnë me amendimet e Kodit Zgjedhor dhe përshtatjen e tij për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme në 25 prill të vitit 2021. Unë besoj se ka ardhur koha që të gjithë ne të lëmë mënjanë interesat e ngushta personale dhe partiake dhe të shohim interesat madhore të vendit duke punuar natë e ditë për ti dhënë Shqipërisë një Kod Zgjedhor dhe një palë zgjedhje model. Në këtë kontekst, duke përshëndetur qëndrimin konsensual që u arrit nëpërmjet deklaratave publike të të gjitha palëve politike, lidhur me hapjen e listave 100, do të doja që të vijonim punën e Këshillit Politik për ta përmbyllur këtë proces, i cili sot gëzon mbështetjen e mbi 80 të shqiptarëve si edhe dakordësinë paraprake të palëve.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:34

Your Page Title