Ora News - Përkujtohet imzot Ernest Çoba, kleriu që u përndoq nga komunistët

Ora News - Përkujtohet imzot Ernest Çoba, kleriu që u përndoq nga komunistët

#tvora #rtvoranewsbr br Përmes një konference shkencore, kisha katolike në Shkoder përkujtoi 40 vjetorin e kalimit në amshim të imzot Ernest Çobës, ipeshkvit të fundit që ajo pati përpara mbylljes së kishave dhe përndjekjes së fesë nga regjimi komunist.br br I njohur si miku i skamnorëve, kleriku që nuk u thye kurrë, arqipeshkev i Shkodres prej vitit 1952, e më pas prej 1956 drejtues i kishës katolike shqiptare, Çoba spikaste për marëdhëniet e tij me besimtarët, por edhe qëndresën që pati përballë presioneve e survejimit që i bëri regjimi i kohës për më shumë se 10 vite, deri kur e arrestoi në 1976-en. br br Historiani Romeo Gurakuqi duke folur për kalvarin e vuajtjeve e të përndjekjeve që katolikët patën në Shqipëri përgjatë shekullit XX, u ndal edhe tek periudha e 30 vite pluralizëm, që sipas tij po shoqërohen me shumë sfida për ta. br br Klerikut Çoba ju kushtua edhe një dokumentar, ku erdhen të veçanta rrëfimet e atyre që e njohën nga afër.br br Nipi Ernest Andrakja rikujton momentin e arrestimit të tij në 29 prill 1976, ndërsa kleriku Gjergj Simoni dhe studiuesi Gjovalin Çuni u ndalen tek mënyra se si komunistët e përndoqën kreun e kishës katolike të atyre viteve. br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:24