Top News - Fyen shqiptarët/ Ndalohen 16 të rinj maqedonas

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-12-23

0 Views

01:27

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për ndalimin e 16 të rinjve maqedonas, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve, në lagjen Gjorçe Petrov, në dalje të Shkupit në drejtim të Tetovës.

Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shiheshin një grup të rinjsh duke brohoritur thirrje të rënda ndaj komunitetit shqiptar si ?shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë?. Brohoritjet kishin ndodhur derisa rrugës po kalonte një kolonë makinash e dasmorëve shqiptar, të stolisur me flamuj kombëtar. Thirrjet e të rinjve kishin provokuar dasmorët të cilët kanë ndaluar makinat dhe janë nisur në drejtim të grupit maqedon, por nuk ka pasur përplasje fizike meqë grupi është shpërndarë.
Të rinjtë besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit ?Vardari? të njohur si ?Komitët?.
Tifozët e njëjtë edhe një javë të parë kishin marshuar ne sheshin e Shkupit me brohoritje të tilla, kur në stadiumin e qytetit po luhej ndeshja Shkupi-Vardari.

Ky akt ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale duke kërkuar masa nga institucionet për parandalimin e veprimet të tilla.

Edhe pse me Kodin Penal, gjuha e urrejtjes është e dënueshme nga një deri në pesë vite burg, deri më tani askush nuk është ndëshkuar për gjuhë të urrejtjes e cila në Maqedoninë e Veriut është e pranishme në të gjitha manifestimet sportive, por edhe në tubime e protesta të partive.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Macedonia#TopChannel

Trending Videos - 22 May, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - May 22, 2024