Propozimi BE, 1 miliarde euro per Bjellorusine | Lajme - News

Propozimi BE, 1 miliarde euro per Bjellorusine | Lajme - News

Bashkimi Europian mund t?i ofrojnë ndihma të mëdha financiare Bjellorusisë në këmbim të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, demokratike dhe të ndershme. br Propozimi vjen nga presidentët e Lituanisë, Polonisë dhe Rumanisë, të cilët kanë gati një projektpaketë ndihme që do ta parashtrojnë gjatë kësaj jave në samitin e vendeve anëtare. br Paketa parashikon 1 miliard euro ndihmë për rindërtimin e vendit nën modelin e planit Marshall. Liderët e tre vendeve europiane propozojnë po ashtu një marrëveshje tregtare BE-Bjellorusi të favorshme për Minskun, lëvizje e lirë drejt vendeve europiane për qytetarët Bjellorusë dhe mbështetje për negociatat për pranimin e Bjellorusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. br Plani është bërë publik nga agjencia e lajmeve Reuters. Liderja në arrati e opozitës Sveltana Tsikanovskaja kërkoi nga BE, mbështetje për të rrëzuar regjimin e Lukashenkos në pushtet prej 26 vitesh.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 00:56

Your Page Title