Top News - Maqedoni, Covid/ Rrëmbehet i vdekuri nga spitali

Top News - Maqedoni, Covid/ Rrëmbehet i vdekuri nga spitali

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Maqedoninë e veriut, ku një I vdekur është rrëmbyer nga spitali prej familjarëve të tij. Viktima ishte shtruar në gjendje të rëndë, me temperaturë të lartë, presion të lartë të gjakut dhe ethe. Drejtori i spitalit në qytetin e Strumicës, Naqe Gogov tha për mediat se br një grup prej 20 personave kanë arritur të hyjnë në ambjentet e brendshme të qendrës spitalore dhe e kanë nxjerrë me gjithë krevat 49 vjecarin e pajetë. ?Stafi i spitalit nuk mundi të bënte asgjë pasi ishte një turmë e madhe. Drejtuesit e spitalit iu shmangën incidentit ndërsa rastin e paraqitën në polici?, deklaroi Gogov.Mjekët nuk kishin arritur ta testonih pacientin për koronavirus, por bazuar në simptomat dhe gjendjen e rëndë shëndetësore, ata besojnë se ai ka qenë I prekur. megjithatë testimi do të bëhet me asistencë të policisë, pasi familjarët nuk do të mund ta varrosin per cdo rast pa lejen e institucioneve përkatëse. Në Maqedoninë e Veriut edhe në raste tjera janë testuar persona pas vdekjes.Strumica është në mesin e qyteteve me numër të lartë rastesh. Ndërkohë më rajonin e Velesit është regjistruar viktima më e re nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut.Në Klinikën Infektive në Shkup ka ndërruar jetë një 22 vjecar nga Sveti Nikolla.?Kjo duhet të na shqetësojë, sepse në dhjetë ditët e fundit, sipas shifrave të Qendrës për Shëndet Publik nga Velesi, kemi 31 raste të reja me COVID-19 , që është një rritje serioze. Prandaj është me rëndësi të madhe që të respektojmë rekomandimet për mbajtjen e maskës dhe të distancës" ka deklaruar prefekti i Velesit, Ace Kocevski. Në maqedonine e veriut u regjistruan së fundi 7 vdekje te reja dhe 45 infektime. br br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:14

Your Page Title