Ora News - Fabrika e bitumit në Krrabë pa leje mjedisore

Ora News - Fabrika e bitumit në Krrabë pa leje mjedisore

#rtvora #rtvoranewsbr br Disa protesta radhazi të banorëve të Krrabës duket nuk e kanë bindur bashkinë e Tiranës të marrë ndonjë masë për largimin e fabrikës së bitumit që çdo ditë e më tepër është kthyer në një problem serioz për ndootjen e zonës.br br Fabrika e vendosur në hyrje të tunelit të Krrabës vijon punën normalisht.br br Me anë të një shkrese të datës 2 shtator të këtij viti agjensia kombëtare e mjedisit në përgjigje të kërkesës së banorëve është shprehur se kompania nuk ka marrë leje madje as nuk ka aplikuar për një të tillë.br br Besim Veliu: ?U mblodh fshati. Caktuan një komision prej 5 vetësh që bënë ankesë dhe vetëm ministria e Mjedisit ka deklaruar se është ndërtim pa leje?br br Përballë këtij fakti, banorët që kërkojnë largimin e fabrikës po përballen edhe me presione e kërcënime për jetën.. Kështu ka ndodhur me Besim Veliun.br br Besim Veliu: ?Më kanë dalë përpara duke më kërcënuar. Djalin ma larguan nga puna si në kohë të Enverit?br br Kjo fabrikë u largua nga fshati pezë helmës dhe u montua në Krrabë pa miratimin e banorëve. Ndaj ata përmes një peticioni e kanë paraqitur shqetësimin në zyrën e kryeministrit, kryebashkiakut Veliaj, ministrit te Turizmit dhe Avokatit te Popullit por deri më tani nuk është marrë asnjë masë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:40