Top News - Bilanci në Kosovë/ Një viktimë dhe 62 raste të reja

By : Top Channel Albania

Published On: 2020-12-23

0 Views

01:13

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka raportuar të mërkurën për 62 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 528 mostrave. Sipas këtij Instituti, përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 616 numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar më 23 shtator për 85 persona që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive janë edhe 1,754. Prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, më 13 mars, IKSHPK-ja ka raportuar për 15,270 të prekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar po këtë ditë se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë, aktualisht janë të shtrirë 202 pacientë, prej tyre 124 janë të prekur me koronavirus. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se katër pacientë janë në respiratorë, gjashtë tjerë janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, CPAP, derisa 129 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bilanci#Kosove#TopChannel

Trending Videos - 28 April, 2024

RELATED VIDEOS

Recent Search - April 28, 2024