Ora News - Atentati ndaj Preng Gjinit, prokuroria kërkon nga kompanitë telefonike listën e numrave

Ora News - Atentati ndaj Preng Gjinit, prokuroria kërkon nga kompanitë telefonike listën e numrave

#rtvora #rtvoranewsbr br Prokuroria ka kërkuar nga kompanitë telefonike listën e gjithë numrave celular që kanë qenë pasditen e 15 shtatorit tek ura e Selitës, ku i?u bë atentat Preng Gjinit. Hetuesit shpresojnë se nga kjo listë të bëjnë të mundur gjurmimin e autorëve të vendosjes së tritolit. 50-vjeçari Gjini pas trajtimit mjekësor në spitalin e traumës dhe në një spital privat, është dërguar për kurim në Turqi.br br Grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e atentatit të 15 shtatorit ndaj Preng Gjinit, ende nuk e ka të qartë nëse shpërthimi ka qenë me telefon apo me ndonjë mekanizëm tjetër. Për këtë arsye prokuroria ka kërkuar nga kompanitë telefonike gjithë numrat e celularëve të cilët kanë qenë të pranishëm në një rreze prej 200 metrash, në orën 19 të së martës së kaluar pranë Urës së Selitës.br br Lista e numrave të dorëzuar nga kompanitë telefonike, pritet të shërbejë për identifikimin e personave të dyshuar si autorë të vendosjes së lëndës shpërthyese.br br Ky veprim është marrë nga organi i akuzës pasi nga deklarimet e dëshmitarëve në vendngjarje, apo deklarimet e marra anëtarëve të fisit Reçi në Rrëshen nuk ka të dhëna të vlefshme për hetimet.br br Policia dhe prokuroria pas ngjarjes morën në pyetje vëllezërit e Kastriot Reçit të vrarë janarin e këtij viti, të janë shprehur se nuk kanë konflike me familjen e Gjinit. 50-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë nga atentati me tritol, është larguar drejt Turqisë për t?iu nënshtruar një operacioni në sy për shkak se rrezikon të humbas shikimin.br br Ai u shtrua te Spitali i Traumës në Tiranë, ku iu nënshtruar disa operacioneve në bark, në sy si dhe mori dëmtime në krahun e majtë. Më pas ai u dërgua nga familajrët në një spital privat, por për shkak të shpërthimit ai rrezikonte humbje të shikimit, dhe për këtë ai është dërguar për kurim drejt Turqisë.br br 50-vjeçarit Preng Gjinit iu bë atentat urën e Selitës, ku makinës me të cilën udhëtonte i ishte vendosur një sasi tritoli prej 400 gramësh në pjesën e përparme sipër gomës. Atentati mendohet se lidhet me sagën e hakmarrjeve mes dy fiseve Gjini dhe Reçi në Rrëshen, por në deklaratën e bërë nga vetë Gjini dhe dhe vëllezërve Reçi, e mohojnë pistën ne hakmarrjes.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:40

Your Page Title