Arrestohen dy kosovarë në Kukës, trafikonin dokumente false - (23 Tetor 2000)

Arrestohen dy kosovarë në Kukës, trafikonin dokumente false - (23 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Dy kosovarë arrestohen në Kukës nga policia shqiptare, me dokumente dhe vula false, të institucioneve shqiptare. Në postbllokun e policisë në Fushë Dukagjin, uniformat blu pas një kontrolli formal, u kanë vënë prangat 20 vjeçarëve Abdullah Bajrami dhe Medi Koçi, banorë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. br br Atyre u janë gjetur dy vula false të drejtorisë rajonale të transporteve në Tiranë, dhjetë patenta boshe shqiptare, pesë patenta ndërkombëtare boshe dhe një patentë ndërkombëtare e plotësuar në emër të një shtetasi kosovarë. Ndalimi i dy kosovarëve, ndërsa po linin kufirin shqiptar me këto dokumente shënon dhe herën e parë të një trafiku të tillë. br br Po në Kukës dje janë arrestuar dhe dy grabitësit e autobusit Tiranë-Prishtinë, grabitje e ndodhur më 12 Tetor. Sokol Çoti dhe Sinan Thika do të duhen të përgjigjen për grabitjen me armë ndërkohë, që po kërkohet dhe grabitësi i tretë, Jetmir Thika, në shtëpinë e të cilëve u kapën edhe armët e krimit, një mitraloz, një automatik dhe një armë gjahu me municione të shumta.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:10