Studentët e ekonomikut në protestë: Përgjysmim të tarifës për nivelin e dytë të studimeve Master

Studentët e ekonomikut në protestë: Përgjysmim të tarifës për nivelin e dytë të studimeve Master

#rtvora #rtvoranewsbr br Studentët e Fakultetit Ekonomik të Tiranës protestuan sot për tarifat shkollore. Për studimet e nivelit të dytë ?Master? ata kërkojnë përgjysmim tarifash, ndërsa për Bachelorin lehtësira në pagesa ose rishikim tarifash.br br Kërkesat e tyre i kanë depozituar te Bordi i Administrimit të UT dhe Ministria e Arsimit një ditë më parë.br br Nga Bordi ka një reagim, ku është njoftuar një mbledhje urgjente për shqyrtimin e kërkesa. Ndërsa nga MAS mbizotëron heshtja.br br ?Kemi vështirësi financare për të paguar tarifën. Kërkojmë që Dekanati të jetë palë me studentët. Këtë vit të përgjysmohet dhe pastaj për vitet e tjera të rishikohet. Fakulteti Ekonomik e ka tarifën më të lartë?.br br ?MAS i kërkojmë përgjysmim tarife për nivelin e dytë Master. Bordit të Administrimit i kërkojmë masa lehtësuese siç janë shtyrja, pagesa më këste apo rishikimi i tarifave për vitet në vijim. MAS ka vendimarrje direkte dhe në shtyrjen e afateve dhe përgjysmimin e tarifës. Nga MAS nuk ka asnjë reagim. Presim përgjigje. Protesta e sotme do të zgjasë deri në orën 11. Në bazë të përgjigjes së MAS do të vendosim për hapat e mëtejshëm?.br br Të pyetur nëse kanë frikë se do tu shtyhet diploma, një student pati këtë përgjigje.br br ?Të gjithë në call-cetra dhe kamarierë përfundojmë me këtë diplomë, nuk është problem shtyrja e diplomës me 2-3 muaj.?br br Studentët kanë lënë si afat të fundit 30 shtatorin për të marrë një përgjigje për shqetësimet e tyre.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:29