Top News - Nipi i Eskobarit/ Gjen `thesarin` në muret e shtëpisë

Top News - Nipi i Eskobarit/ Gjen `thesarin` në muret e shtëpisë

Një nga nipërit e lordit kolumbian të drogës Pablo Escobar pretendon se ka gjetur 18 milionë dollarë para të thata të fshehura brenda një muri në shtëpitë e xhaxhait të tij. Nicolas Escobar pretendon se pati një "vizion" falë të cilit arriti ta mësonte saktësisht se ku t`I kërkonte paratë brenda apartamentit në Medellin, në të cilin duket se jeton aktualisht. Nicolas tha për mediat kolumbiane se nuk ështe hera e parë që ai gjen para në vendet e fshehta të xhaxhait të tij, ku ai i grumbulloi të hollat ndërkohë që përpiqej të shmangte arrestimin. Nipi ka zbuluar deri tani një stilolaps prej ari, telefona satelitorë, e një makinë shkrimi të ungjit. ? Sa herë që ulesha në dhomën e ngrënies dhe shikoja drejt parkingut, shihja një burrë që hynte aty dhe zhdukje?, është shprehur ai I cituar nga the Independent. Nicolas shprehet se kësisoj ja në gjurmët e parave, por thotë se disa prej kartëmonedhave janë të dëmtuara dhe të papërdorshme. Escobar kaloi dekada të tëra duke luftuar më qeverinë kolumbiane për të shmangur ekstradimin në SHBA dhe u vra në një shkëmbim zjarri me policinë në 1993. I ashtëquajturi ?Mbreti I Kokainës?, ka qenë për shtat vjet nga 1987-ta deri në 1993-shin në listën e më të pasurve të botës. br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 14

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:10

Your Page Title