Brataj: Jane 8 lloje te koronavirusit ne qarkullim |Lajme-News

Brataj: Jane 8 lloje te koronavirusit ne qarkullim |Lajme-News

Rritja e numrit të të infektuarve dhe ulja e vdekshmërisë tregon rënie të agresivitetit dhe ndryshimet që ka pësuar virusi i Covid-19. Sipas kreut të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në qarkullim janë 8 mutacione të Covid-19.br ?Ka pasur shumë mutacione. Ajo që po vihet re është ndryshimi i virusit që humbet pjesët. Të gjithë ndryshimet që ka pësuar, janë 7-8 tipe ose shtame të cilat kanë vërtetuar që infeksioni nuk ka ndryshuar por vdekshmëria është ulur më shumë seç ka qenë në muajt e parë. Ajo demonstrohet edhe në vendin tonë, pasi infeksioni është rritur është bërë 16.6 nga 6.2 që ka nisur dhe numri i të sëmurëve të shtruar nuk e kalon 200 në dy spitalet. Numri i të vdekurve në krahasim me numrin e të infektuarve dhe atyre në spital, duhet të kishte një shifër më të lartë. Humbja e aftësisë së vdekshmërisë tregon se virusi kërkon të përshtatet në organizëm?.br Sipas Bratajt, ulja e virulencës u favorizua nga temperaturat e larta. Por çfarë do të ndodhë me fillimin e shkollës dhe uljen e temperaturave?br ?Me fillimin e shkollës ka grumbullim njerëzish, me ardhjen e Vjeshtës ka ulje temperaturash, këto janë faktorë në favor të virusit dhe disfavorin tonë, prandaj duhen forcuar masat. Ky rezultat i fillimi të shkollës ne pritet ta shohim nga 15-20 Tetori, tregues i infeksionit të këtij virusi?.br Nga 1600 thirrje në 24 orë në rang vendi drejtuar 127, vetëm 250 thirrje janë për covid. Mbi 95 e tyre e kalojnë me shenja të lehta, temperaturë 37.5 deri në 38 për tre katër ditë, apo edhe me diarre për disa ditë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:33

Your Page Title