Interviste me kryeministrin Meta per zgjedhjet ne Kosove - (26 Tetor 2000)

Interviste me kryeministrin Meta per zgjedhjet ne Kosove - (26 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Intervistë me kryeministrin Ilir Meta për zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Kosovë.br br Kryeminsitri Ilir Meta:- ?Mendoj se zgjedhjet e 28 Tetorit në Kosovë, janë tepër të rëndësishme, për të hedhur një hap drejt të ardhmes vetëqeverisëse të Kosovës, për të krijuar për herë të parë institucionet e para legjitime vetëqeverisëse. Pra janë një hap themelor, për stabilitetin e ardhshëm të Kosovës, për imazhin e saj demokratik, por edhe për të ardhmen vetëqeverisëse të saj. Këto janë zgjedhjet e para të lira e demokratike që zhvillohen në Kosovë është një provë e madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, për të dëshmuar se ata dinë të marrin pjesë në demokraci. Në fund të zgjedhjeve pavarësisht kush forcë politike do fitojë, më shumë duhet të fitojë Kosova dhe qytetarët e saj. Qeveria shqiptare është e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë, forcat politike dhe subjektet në Kosovë, vetëm për një qëllim për të forcuar procesin e paqes e të stabilitetit të Kosovës, për të forcuar demokracinë atje, për të krijuar gjithë institucionet demokratike, ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo mund të arrihet vetëm me bashkëpunimin e të gjithë forcave politike që ndodhen në Kosovë. Ky ka qenë dhe mbetet mesazhi ynë kryesor?.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 03:11

Your Page Title