2 te vdekur dhe 108 te infektuar me Covid-19 |Lajme-News

2 te vdekur dhe 108 te infektuar me Covid-19 |Lajme-News

108 persona kanë rezultuar të infektuar gjatë 24 orëve të fundit me Covid-19 në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet janë 40 të prekur në Tiranë, 9 të prekur në Shkodër dhe në Durrës, 8 të prekur në Elbasan, 6 raste në Mat, 4 raste në Krujë, Fier, Kavajë, 3 të prekur në Korçë, Vlorë, Shijak, Sarandë, 2 raste në Librazhd dhe Kuçovë, 1 rast në Lezhë, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Peqin, Kolonjë.br br 88 qytetarë rezultojnë të shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 7397 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ?Shefqet Ndroqi? po trajtohen 179 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar.br br Për fat të keq, 2 pacientë humbën jetën në 24 orë, pasi nuk fituan dot betejën me sëmundjen e koronavirusit. Viktimat janë një një 62-vjeçar nga Kurbini dhe një 68-vjeçar nga Librazhdi, me sëmundje bashkëshoqëruese.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:29

Your Page Title