Ora News - KLGJ kalon në “filtër”49 gjyqtarë, synojnë Apelin, gjykatën e Lartë dhe të Posaçme

Ora News - KLGJ kalon në “filtër”49 gjyqtarë, synojnë Apelin, gjykatën e Lartë dhe të Posaçme

#rtvora #rtvoranewsbr br Këshilli i Lartë Gjyqësor është duke verifikuar 49 gjyqtarë në total për vendet vakante në Gjykatën e Lartë, atë të Apelit dhe Gjykatën e Posaçme. Disa prej kandidatëve janë verifikuar por për pjesën tjetër nevojitet të kalojnë vettingun. KLGJ i bën thirrje institucioneve të vettingut të shikojnë me prioritet kandidatët që aspirojnë ngritje në detyrë në këto gjykata.br br Këshilli i Lartë Gjyqësor po verifikon 49 gjyqtarë, të cilët kandidojnë për vende të lira në Gjykatën e Lartë, në gjykatat e Apelit si edhe në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.br br 23 prej kandidatëve synojnë 11 vende të lira në Gjykatën e Lartë, 20 kandidatë vendet e lira në Gjykatat e Apelit, ndërsa 4 të tjerë synojnë të ngrihen në detyrë në Gjykatën e Posaçme dhe 2 të tjerë në Apelin e kësaj gjykate.br br 6 prej kandidatëve që kanë aplikuar për Gjykatën e Lartë nuk i janë nënshtruar ende procesit të rivlerësimit, e për këtë arsye KLGJ kërkon nga organet vettingut vlerësimin e tyre me përparësi.br br Ndërkaq, javën e ardhshme KLGJ do të shqyrtojë dy kandidatë për në Gjykatën e Lartë, të cilët i kanë kaluar të gjitha fazat e rivlerësimit.br br Në rast se ata emërohen, numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë do të arrijë në 5, çka plotëson kuorumin e nevojshëm që gjykata të jetë funksionale.br br Ndërsa në gjykatat e Apelit janë hapur 20 vende, nga të cilat 12 pozicione në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, 2 pozicione në Gjykatën Administrative të Apelit dhe 6 pozicione në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:02

Your Page Title