Kryetari i PS Nano takohet me ish-presidentin bullgar Zhelio Zhelev - (28 Tetor 2000)

Kryetari i PS Nano takohet me ish-presidentin bullgar Zhelio Zhelev - (28 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano është takuar sot me ish-presidentin bullgar pas rënies së komunizmit Zhelio Zhelev. Ata kanë diskutuar rreth iniciativës së grupit të politikanëve të Ballkanit, në të cilin marrin pjesë kryetari socialist Nano dhe kreu i PD Sali Berisha. Në këtë kuadër Zhelev ka nisur, një tur ballkanik, për të identifikuar partnerët rajonal. Ai i ka premtuar kryetarit socialist Nano, se në grupin e politikanëve të Ballkanit nga Shqipëria do të përfshihen edhe emra të njohur nga shoqëria civile. Një prej tyre është edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare.br br Shpresoj, tha Nano, që kjo iniciativë ballkanike që po ndërmarrim, do të shpejtojë ecurinë e rajonit tonë, drejt botës euroatlantike.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 00:50

Your Page Title