Report TV -Në kërkim të ujit në lumin Kalasë, potestojnë banorët e zonës së Rrëzomës në Delvinë

Report TV -Në kërkim të ujit në lumin Kalasë, potestojnë banorët e zonës së Rrëzomës në Delvinë

Kalasë renditet nga fshatrat më të bukur në jug të vendit. Por lumi me të njëjtin emër që prej kohësh nuk ka ujë i ka shqetësuar banorët e zonës në Delvinë, 28 km larg Sarandës.br br Në dimër Kalas vërshon dhe përmbyt tokat në kohë reshjes. Por në mungesë të tyre, burimi në kodër nuk e mbush shtratin e lumit qe përshkon fshatrat përmes. Banorët në Rrezomë të Delvinës, thonë së një hidrocentral i ndërtuar në të, u merr ujin gjatë muajve të verës.br br Banori 1: Mungesa e ujit ka ndikuar në vaditjen e zonës për fushat blegtorët dhe bujqërit.br br Banori 2: Një kërkesë që kemi pasur prej vitesh, sepse padrejtësisht zonës tonë i është marrë uji i lumit të Kalasë dhe ka kalur nga zona e bregdetit për një hidrocentral.br br Bashkia e Delvinës nuk i ka hapur ende dyert për fshatarët e zonës kodrinore. Ata thonë se është ky institucion që ka lidhur kontratën me kompaninë që shfrytëzon ujin e lumit. Për këtë arsye bashkia duhet të bëjë publike kushtetbr br Banori 2: Ka një kontratë të cilën e kemi kërkuar dhe në Bashki dhe në mënyrë institucionale. Kjo kontratë po na fshihet me qëllim që të përcaktohet saktë koha dhe sasia e ujit që duhet të marrë hidrocentrali.br br Të irrituar për atë që u ka ndodhur banorët kërkojnë tu kthehet uji në lum. Ndryshe do të detyrohen të përshkallëzojnë protestën e tyrebr br Banor i 3: Ne kërkojmë që lumi të kthehet në origjinë, nëse nuk marrim një përgjigje do të veprojmë në mënyra të tjera.


User: Report TV

Views: 2

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:53

Your Page Title