Momenti kur Vesa Luma shpërthen në lot si femije gjate intervistes me Rudinen

Momenti kur Vesa Luma shpërthen në lot si femije gjate intervistes me Rudinen

Vesa Luma e ftuar tek emisioni Rudina në Tv Klan ka treguar si e ka kaluar pandeminë e koronavirusit në Zelandën e Re, projektet muzikore që ka në plan t?i realizojë aty dhe sakrificën e madhe që ajo dhe reperi Big Basta kanë bërë për t?i krijuar kushtet sa më të mira djalit të tyre. br Ajo ka treguar se zhvendosja në Zelandën e Re është bërë vetëm për djalin e tyre Lian, për ta rritur dhe edukuar sa më mirë. Kjo gjë i ka kushtuar shumë, largimin nga të afërmit dhe vendi i tyre, por për fëmijën ja vlen të bëhet gjithçka.br Gjatë emisionit u shfaq dhe dueti që ajo dhe Big Basta kanë bërë kur ishin të izoluar në karantinë. Vesa i binte pianos dhe Big Basta po bënte rep, teksti i të cilit fliste për vendin tonë.br Pasi e dëgjoi këtë këngë, Vesa u përlot duke shprehur se është shumë e përmalluar për vendin e saj. tvklan.albr br #Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:59

Your Page Title