Mbetjet mbulojne zonen e Dajtit! | Lajme-News

Mbetjet mbulojne zonen e Dajtit! | Lajme-News

Dajti dhe zona e Freskut janë nga më të populluara të Tiranës. Kjo Njësi Administrative preferohet shumë edhe nga çiftet e reja, që kërkojnë të blejnë apartamente. Shumica e tyre e zgjedhin pasi kjo pjesë ka ajër të pastër në krahasim me zona të tjera të kryeqytetit.br br Shqipëria dhe sidomos Tirana vuan nga niveli i lartë i ndotjes. Edhe pse pas shirave të rënë në këto ditë, reja e smogut mbi Tiranë është zbehur.br br Sipas raportit i publikuar nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, 23 përqind e vdekjeve në vendin tonë vijnë si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes. Madje Shqipëria renditet në vendin e dytë, pas Bosnje Hercegovinës në Europë, për sa i përket vdekshmërisë së shkaktuar nga ndotja.br br Banorët e kësaj Njësie Administrative ndoshta nuk vuajnë ajrin e ndotur, por vuajnë ndotjen nga mbeturinat.br br Këto janë pamjet që të ofrohen shumë pranë zyrave të ish-Komunës së Dajtit. Banorët tregojnë se nuk ka kontenierë dhe mbeturinat i hedhin në përrua.br br Veç ndotjes, banorët e Freskut ankohen se kjo zonë është ndërtuar pa një plan urbanistik dhe përbën rrezik. Madje disa pallate rrezikohen nga rrëshqitja e tokës, edhe pse kanë shpenzuar 50-60 mijë euro për një apartament.br br Një shqetësim i madh i tyre është mungesa e investimeve në infrastukturë. Shpeshherë ata tregojnë se kanë investuar edhe vetë pasi nuk hynin dot në shtëpitë e tyre. Edhe pse i janë drejtuar disa herë me kërkesa te pushtetit vendor kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhët.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:37