Digjet makina e biznesmenit ne Elbasan |Lajme-News

Digjet makina e biznesmenit ne Elbasan |Lajme-News

Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije se mjeti luksoz, tip Porsche, i cili ka qenë në pronësi të shtetasit Elis Bahushi, ka marrë flakë në lagjen 28 Nëntori.br br Pak kohë më parë, ndaj Bahushit Operacioni ?Forca e Ligjit? i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? dhe ?Pastrimi i produkteve të veprës penale?.br br Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. br br Emri i Bahushit, i cili merret me biznesin e metrazheve, nuk është i panjohur për policinë, pasi ai ka qenë i dyshuar dhe për përfshirjen në laboratorin e drogës në Has.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 00:46

Your Page Title