Sport, Kampionati i 62 Kombetar i Futbollit - (28 Tetor 2000)

Sport, Kampionati i 62 Kombetar i Futbollit - (28 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Ndeshjet e ditës së 5-të, të kampionatit të 62 kombëtar, të futbollit, nuk kanë dhuruar shumë surpriza. Kështu kreu i renditjes, përsëri i ka takuar dinamovitëve të Sejdinit, por tani blutë nuk udhëheqin më me pikë të plota. Gjithsesi barazimi i marrë në fushën e Shqiponjës, konsiderohet pozitiv edhe pse të parët që shënuan ishin të ardhurit nga kryeqyteti me Daniel Xhafën. br br Në stadiumin ?Selman Stermasi?, Tirana që vinte pas humbjes me ballshiotët, ka shënuar plot 6 gola në portën e Besëlidhjes. Katër gola i takojnë Fortuzit, që është kështu jo vetëm goleadori i sezonit, por edhe sulmuesi më i mirë i kampionatit me 12 gola të shënuar në 5 javë. br br Kanë mbyllur gjithçka në barazim në derbin myzeqar Apolonia-Lushnja. Ka vazhduar seria e rezultateve pozitive për Teutën e Likës, që ka mundur fqinjët e Besës së Kavajës. Flamurtari korri dhe një fitore të thellë 4-1 ndaj Skënderbeut, që dhe pas kësaj jave vazhdon të qëndrojë i vetëm në fund të tabelës.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 3

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:21

Your Page Title