Policia elektrike nderpret energjine e lokaleve debitore tek Parku Rinia - (28 Tetor 2000)

Policia elektrike nderpret energjine e lokaleve debitore tek Parku Rinia - (28 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Këtu jemi në një nga lokalet e Parkut Rinia. Sot, një ditë pas aksionit blic të policisë elektrike, ku u këputën kabllot e lokaleve debitor ndaj KESH-it, klientela në këtë lokal është shtuar mjaft. Në këtë lokal dritat nuk mungojnë, pasi të gjitha detyrimet ndaj KESH, janë paguar. br br Ndërsa një tjetër pamje ofrohej në lokalet e tjera. Mungesa e energjisë pas shkëputjes së korentit dje nga policia elektrike ka lënë pa punë ekspresët e kafeve. Një zgjidhje tjetër e detyruar është dhe vendosja e një gjeneratori. Këputja e kabllove dje, por dhe mungesa e tejzgjatur e dritave dhe më parë ka detyruar pronarët të venë në punë gjeneratorët, që klientët të mos largohen. br br Ndërkohë dhe sot policia elektrike, vazhdonte këputjen e energjisë tek debitorët. Kjo sipas tyre do të vazhdojë derisa të paguhet detyrimi financiar, prej 11 milion lekësh të reja, që 40 lokale debitor të Parkut Rinia kanë papaguar.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 2

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:25

Your Page Title