Wake Up/ Fluks virozash, Qendrat Shëndetësore shërbim 24 orë

Wake Up/ Fluks virozash, Qendrat Shëndetësore shërbim 24 orë

Edhe më herët profesionistët e shëndetit kanë sqaruar se COVID-19, virusi që tashmë ka prekur gjithë botën ka shenja shumë të përafërta me gripin sezonal por edhe me ftohjen. Kjo është edhe problematika më e madhe dhe që shpesh sjell konfuzion tek pacientët, duke rritur shqetësimin se çfarë duhet të bëjnë sapo shfaqen simptomat. Ka shumë që vrapojnë në dyert e spitaleve, por ka dhe nga ata që mund t'i neglizhojnë duke shkuar në vendet e tyre të punës apo ndjekin rutinën e përditshme duke vënë në rrezik shëndetin e popullatës. Kjo situatë duket se do të jetë vërtet shqetësuese, kur jemi përballë stinës së virozave apo gripit sezonal, të cilat në fakt duket se kanë shtuar edhe radhët e pacientëve, kryesisht atyre të vegjël (të moshave pediatrike) në dyert e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Nisur nga kjo situatë, autoritetet e shëndetësisë kanë nisur zbatimin e planit të masave për rikthimin e shërbimeve 24 orë në disa qendra shëndetësore fillimisht në 4 prej tyre) në Tiranë.br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 17:33

Your Page Title