Wake Up/ Rritja e pagës minimale, dy anët e medaljes, Civici: Pozitive, por sjell efekt bumerang

Wake Up/ Rritja e pagës minimale, dy anët e medaljes, Civici: Pozitive, por sjell efekt bumerang

Iniciativa e qeverisë për rritjen e pagës minimale në shkallë vendi në 30 mijë lekë nga 26 mijë lekë që është aktualisht, në kushtet në të cilat ndodhen kompanitë shqiptare për shkak të pandemisë COVID-19, mund të sjellë efekt bumerang. Ekspertët e ekonomisë shprehen se nisma është pozitive për rritjen e konsumit dhe mirëqenien e popullsisë, por duhen parë dhe disa efekte që lindin, siç mund të jetë rritja e kostove për kompanitë, e çmimeve apo informalitetit.br Ndërkaq të dhënat e INSTAT tregojnë se mesatarisht rreth 50 mijë persona kanë humbur vendet e punës në 6 muajt e parë të këtij viti. Shërbimet, prodhimi dhe industria shqiptare, gjithashtu, janë goditur, duke dobësuar eksportet dhe çekuilibruar treguesit buxhetorë. Biznesi i i vogël dhe i mesëm thotë se është drejt falimentimit, ndërsa turizmi shprehet se është në kolaps total.br br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 15:03

Your Page Title