Trump sfidon Biden: Te bejme testin e droges |Lajme-News

Trump sfidon Biden: Te bejme testin e droges |Lajme-News

Në prag të debatit të parë publik mes rivalëve për garën presidenciale të 3 Nëntorit, Presidenti amerikan Donald Trump sfidon rivalin e tij demokrat Joe Biden që së bashku të bëjnë testin e drogës.br br Trump hodhi dyshime se Biden përdor lëndë narkotike për të rritur performancën në daljet e tij publike. Kandidati republikan e quajti ?gjumash? rivalin demokrat duke nënkuptuar se ai nuk ka aftësi oratorike.br br Por siç tha në një postim në Twitter, luhatjet e performancës së tij në debate kanë qenë të pazakonta, ndaj dhe ngre dyshime se vetëm përdorimi i barnave mund t?ia ketë shkaktuar këtë.br br Në sulmet publike ndaj rivalit demokrat, Trump ka hedhur shpesh herë dyshime për mprehtësinë mendore të Biden që është aktualisht 77 vjeç, i cili nëse zgjidhet, do të jetë presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara.br br Komentet më të fundit të Trump u bënë pak momente pasi New York Times publikoi disa dokumente që tregojnë se ai ka shmangur masivisht pagesën e taksave ndër vite.br br Dy rivalët do të përballen në debatin e parë 90 minutësh, mbrëmjen e të martës në Fox News. Ata do të zhvillojnë gjithsej 3 debate deri në zgjedhjet e 3 Nëntorit, kur Trump synon marrjen e një mandati të dytë presidencial por Biden kryeson dukshëm në sondazhe ndaj Trump.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:21

Your Page Title