Deri kur Shqiperia do te perjetoje erresiren? (30 Tetor 2000)

Deri kur Shqiperia do te perjetoje erresiren? (30 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br Gjendja energjetike në vend, çdo ditë rëndohet. Oraret e ndërprerjes së dritave janë shtuar. Shpresat për ndryshim duken të pakta, kjo për faktin se thatësira vazhdon të mbizotërojë. Ashtu si çdo qytetar që interesohet se kur do të vijnë, ne u interesuam në Drejtorinë e Përgjithshme të KESH-it për gjendjen e deritanishme dhe për përpjekjet që janë bërë për të importuar energji apo për të ndryshuar këtë situatë.br Drejtori i KESH-it nuk është kthyer nga Greqia në të cilën zhvillon bisedime për import energjie. Ndërsa njerëzit që e çuan gjendjen energjetike në krizë, nuk pranojnë të flasin se si do të dilet nga kjo krizë. Nëndrejtori Luigj Pjetri, post të cilin e ka mbajtur dhe me drejtuesin e parë të KESH-it, nuk prononcohet për Tv Klan. br Pavarësisht nga ato që thuhen, aktualisht shqiptarët po përjetojnë errësirën.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:03

Your Page Title