Shqiperia dhe Kosova fond te perbashket per Presheven |Lajme - News

Shqiperia dhe Kosova fond te perbashket per Presheven |Lajme - News

15 marrëveshje do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet të premten. Qeveria e Kosovës ka miratuar fillimisht në mbledhjen e saj këto 15 marrëveshje të cilat sipas kryeministrit Avdullah Hoti do të thellojnë bashkë punimin me Shqipërinë.br br ?Jam shumë i kënaqur me këto marrëveshje, me diskutimet që janë bërë për këto marrëveshje sepse e thellojnë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona?, tha Hoti.br br Të dy qeveritë gjithashtu do të në nshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do të kërkohet dy parlamenteve mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.br br Kosova dhe Shqipëria në kuadër të marrëveshjeve do të kenë edhe krijimin enjë fondi të përbashkët për përkrahje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendimin për themelimin e një zyre në Luginë të Preshevës.br br ?Zyra do të jetë në mbështjetje për qytetarët e Luginës së Preshevës për të mbrojtur të drejtat e tyre në fushën e arsimit, në aktivitete kultrore?, tha Hoti.br br Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkë t që nga viti 2018, por ka kritika në Kosovë që marrëveshjet e nënshkruara nuk po zbatohen. Deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:26

Your Page Title