Berisha: Protestat jane percaktimi i PD-se per te mbrojtur votat e qytetareve (30 Tetor 2000)

Berisha: Protestat jane percaktimi i PD-se per te mbrojtur votat e qytetareve (30 Tetor 2000)

Lajme Arkiva 2000br PD i ka bërë sot thirrje qytetarëve të mos bien pre e provokimeve, por të luftojnë për të drejtat e tyre. Krerët e lartë të kësaj partie u kanë kujtuar pushtetarëve se vetëmbrojtja është një e drejtë e dhënë nga zoti dhe nëse ata nuk tërhiqen, demokratët do të mbrojnë veten dhe të drejtat e tyre me çdo mënyrë. Ky reagim ka ardhur pas ngjarjes së Laçit e cila është komentuar sot nga vetë kreu demokrat Berisha:br "Kanë pushkatuar qytetarin në mes të qytetit për të terrorizuar Laçin. Kanë dëshmuar fytyrën e tyre terroriste. Mund të vrasësh ose mund të dalësh në pritë, por dikur do të përgjigjesh për të gjitha këto."br Në këto kushte tha Berisha, PD do të vazhdojë protestat e fuqishme.br "E enjtja do të jetë një nga mitingjet më madhështorë që ka patur Tirana dhe ju e patë se çfarë proteste të qytetëruar zhvilluam demokratët. Protestat janë përcaktimi i PD-së për të mbrojtur votën e qytetarëve."tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:20