Zgjedhjet ne Kosove, kosovaret votojne ne Durres - (28 Tetor 2000)

Zgjedhjet ne Kosove, kosovaret votojne ne Durres - (28 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Kosovarët votojnë edhe në Durrës. Sot në orën 7 të mëngjesit, në shkollën ?Bedrie Bebeziqi?, ku është vendosur zyra e refugjatëve, qendra e votimit numër 200, hapi dyert e saj për 50 kosovarët, që jetojnë akoma në rrethin e Durrësit. Kjo është qendra e dytë dhe fundit në Shqipëri, ku kosovarët e mbetur nga lufta, kanë mundësi të shprehin preferencat e tyre në këtë raund zgjedhjesh lokale. br br Regjistrimi i tyre në Durrës nuk ka pasur probleme, sepse të gjithë ata kanë qenë më parë në listat e zyrës së refugjatëve. Në komisionin e qendrës, pëveç përfaqësuesve të OSBE-së, merrnin pjesë edhe kryetari i zyrës së refugjatëve për Durrësin, zoti Trifon Llupaj, i cili nga ana e tij u shpreh mjaft i kënaqur për mënyrën se si është organizuar ky proces.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 00:54

Your Page Title