Ora News - S'ka akord për zgjedhjet, opozita: PS mbyll listat 100%

Ora News - S'ka akord për zgjedhjet, opozita: PS mbyll listat 100%

#rtvora #rtvoranewsbr Ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut me votat e PS dhe deputetëve të pakicës kanë shkaktuar debat mes politikës brenda dhe jashtë parlamentit.br br Madje socialisti, përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, me ironi në Komisionin e Ligjeve ku nisi shqyrtimi i ndryshimeve në kodin zgjedhor, u shpreh se hapja e listave dhe heqja e koalicioneve në Kushtetutë tronditi politikën.br br Damian Gjiknuri: Me ndryshimet kushtetuese, ra tradita. Ndodhi një ngjarje e madhe. Ndodhi një tërmet politik, ndryshoi kushtetuta. Ndryshimi i kushtetutës prishi një traditë. Prishja e një tradite do të thotë që natyrshëm që ligji zgjedhor dhe të respektojë ndryshimet e reja. Kjo tregon që fjala tërmet politik ka dimensione të shumta. Ndryshimi i kushtetutës ka diktuar një thyerje të traditës së formulës së koalicioneve siç ka qenë i parashikuar në kodin zgjedhor të kushtetutës së mëparshme.br br Edhe pse u ngrit një grup pune nga Komisioni i Ligjeve për të patur një draft të përbashkët, Damian Gjkinuri, nuk ka arritur ta gjejë gjuhën e përbashkët me opozitën parlamentare, për këtë arsye u prezantuan 4 drafte të ndryshme.br br Damian Gjiknuri: ?Kushtetuta nuk e njeh më termin koalicion, por praktika e vendeve europiane dhe demokratike nuk mund të pengojë lirinë e organizimit të konkurimit të përbashkët të disa forcave politike. Në propozimet e kodit të ri zgjedhor, është parashikuar që partitë të kenë mundësi të krijojnë aleancat e tyre, duke mbajtur definicionet në fuqi. Sistemi i kaluar kishte mbyllur listat dhe kishte hapur partitë. Po të kishte listë të hapur, ishin partitë politike brenda një koalicioni që konkuronin ndaj njëra-tjetrës. Kjo krijon pabarazi, sepse me formulën e sotme të kesh lista të hapura dhe parti të hapura brenda koalicioneve, krijohet një deformim i vullnetit të zgjedhësit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Ora dhe RTV Ora News br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br br For more content from click HERE www.oranews.tvbr br Like Ora News on Facebook HERE br br Follow Ora News on Instagram Here br Follow Ora News on Twitter br br Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:13

Your Page Title