65% me shume vizitore te huaj se ne 2019 | Lajme - News

65% me shume vizitore te huaj se ne 2019 | Lajme - News

Këtë vit 65 e turistëve kanë qenë të huaj. Shifrat janë bërë publike nga ministri i Turizmit Blendi Klosi gjatë një takimi me tour-operatorët për mbylljen e sezonit turistik veror.br ?Kemi 65 vizitorë të huaj që kanë vizituar Shqipërinë krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër. Në gusht Shqipëria u vizitua nga mbi 600 mijë vizitorë të huaj që shënon, 40-45 krahasuar me 2019 si asnjë vend tjetër?, tha Klosi.br Këtë sezon, Shqipëria u bë pjesë e tregut rajonal të turizmit, për shkak edhe të pandemisë.br ?Këtë sezon ne hymë në tregun rajonal, duke patur turistë nga Serbia, Mali i Zi, Bosnja, Maqedonia e Veriut. Por, a do të jemi gati vitin tjetër në kushtet e reduktimit të pandemisë dhe zgjerimit të rrugëve të komunikimit me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet rrugës së Arbërit, me hapjen e autostradës së Prishtinës për të gjithë Evropën Qëndrore me zhvillimin e infrastrukturës me fillimin e punimeve të Aeroportit të Vlorës, Tunelit të Llogarasë autostradave të përfunduara, by passi i Vlorës. Duhet të rrisim kapacitetet në Turizëm?, shtoi ministri.br Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Turizmit Ministri i Turizmit dhe i Mjedisit Blendi Klosi u kërkoi operatorëve turistikë të përgatiten për sezonin turistik të dimrit si dhe për vitin e ardhshëm turistik.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:09