Rezultatet paraprake te zgjedhjeve ne Kosove - (28 Tetor 2000)

Rezultatet paraprake te zgjedhjeve ne Kosove - (28 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br OSBE edhe sot nuk ka dhënë asnjë rezultat zyrtar në lidhje me zgjedhjet lokale në Kosovë. Zyrtarë të OSBE-së, nuk kanë bërë asnjë sqarim për përqindjen e votuesve. Ndërkaq PDK, nuk ka dhënë asnjë koment deri në këto moment, por lideri i LDK Ibrahim Rugova, ka dhëna sot një konferencë për shtyp, ku ka thënë se zgjedhjet në Kosovë kanë qenë shumë të lira e demokratike. br br ?Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar më shumë se 60 të votave dhe kjo tregon edhe njëherë mbështetjen, që ne kemi nga populli i Kosovës?, tha shefi i LDK-së. Më pas ai ka deklaruar se partia e tij do të angazhohet për tolerancë, për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e minoriteteve. Po kështu ai ka thënë sot, se është dita për të kërkuar pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se rezoluta 1244 është kalimtare. br br Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës është vetëshpallur sot, si partia e tretë fituese në këto zgjedhje. Sipas zyrtarëve të AAK, në Prishtinë ato kanë fituar 7, në Podujevë 35, ndërsa në komuna të tjera rreth 20. Surpriza gjatë ditës së sotme kanë mbërritur nga KAS-i dhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, dy prej organizatave më të mëdha që kanë monitoruar zgjedhjet. Zyrtarët e kësaj organizate kanë thënë sot se procesi zgjedhor i zhvilluar dje ka pasur shumë probleme. br br Ndërkaq është deklaruar se në zgjedhjet e djeshme kanë marrë pjesë rreth 70 e votuesve. Po kështu Këshilli i Europës, ka deklaruar sot pasdite, në një konferencë për shtyp se zgjedhjet kanë shkuar mirë, por ka pasur vonesa.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 24

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 02:34

Your Page Title