Femijet e policeve te vrare ne fshatin SOS - (29 Tetor 2000)

Femijet e policeve te vrare ne fshatin SOS - (29 Tetor 2000)

Lajme Arkiva - TV Klan 2000br br Këta dy fëmijë quhen Alban dhe Gjergji Krashi. Prej gati tre vjetësh jetojnë në fshatin e fëmijëve SOS. Në vitin ?97, persona kriminel vrasin babain e dy fëmijëve Kastriot Krashin, inspektor policie në Peshkopi. 9 fëmijët e çiftit Krashi mbeten jetim, pa baba dhe pa të ardhura për të jetuar. br br Albani dhe Gjergji tani jetojnë këtu, studiojnë në shkollën SOS dhe qëndrojnë në njërën nga shtëpitë e këtij fshati. Megjithëse ndodhen si në një familje të madhe, të dy tregojnë se i merr malli për nënë, vëllezërit dhe motrat. Ndërsa kjo është Lirela, punonjësja sociale Silva Haxhia, të tregon se ka vetëm tre javë këtu. Para një viti i ati polic u vra në përleshje me kriminelët. br br Në Shqipëri janë mbi 190 polic të vrarë, shumica e tyre, prindër me fëmijë. Në Ministrinë e Rendit, në mungesë të një ligji që të favorizojë ekonomikisht familjet e atyre që bien në krye të detyrës, që prej 97, kanë filluar përpjekje me institucione sociale, qofshin private apo shtetërore për strehimin e jetimëve të tillë.tvklan.


User: RTV KLAN

Views: 40

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:45

Your Page Title