Top News - Aplikimet për në BKH/ Sot afati i fundit, 310 kandidatë

Top News - Aplikimet për në BKH/ Sot afati i fundit, 310 kandidatë

29 shtatori është dita e fundit e aplikimeve për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Deri tani bëhet e ditur se janë aplikuar 310 persona, ndërsa të mërkurën komisioni i përbërë nga SPAK e BKH do të kalojë në filtër aplikimet. Ata që plotësojnë kushtet do të vazhdojnë garën.br br Gara për një vend në Byronë Kombëtare është hapur më 8 shtator, ku kërkohen që të ?rekrutohen? 60 hetues specialë, për të qënë pjesë e strukturës së re hetimore.br Për këto pozicone punë në BKH ka reaguar edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila ka bërë apel që çdokush që përmbush kriteret për hetuesit specialë të BKH të aplikojë. br Ambasada theksoi është një mundësi e mirë për t?u bërë pjesë e një strukture të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.br Pas plotësimit të të gjitha të dhënave, duhet të kalohet edhe testi i ushtrimeve fizike si edhe të verifikohet pastërtia e figurës. Pas gjithë këtij procesi 60 kandidatët do të marrin distinktivin, do të testohen në makinën e së vërtetës, pasi ta kalojnë edhe këtë procedurë ata do të trajnohen me agjentët e FBI- së në SHBA.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 1

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:09

Your Page Title