Top News - ‘Fiton’ Saimir Tahiri/ Gjykata e Lartë pranon rekursin

Top News - ‘Fiton’ Saimir Tahiri/ Gjykata e Lartë pranon rekursin

Ish-ministri Saimir Tahiri vijon betejën ligjore. Pas vendimit të Apelit për rikthimin në rigjykim të dosjes penale në ngarkim të tij, është Gjykata e Lartë që ka pranuar rekursin e bërë nga ish-ministri i Brendshëm dhe regjistron dosjen për rishqyrtimin e çështjes. br Ky regjistrim vjen pasi Tahiri ankimoi vendimin e Apelit të dhënë më 26 qershor, ku çështja në ngarkim të ish-ministrit u kthye për rishqyrtim, teksa ky i fundit kërkon pushimin e çështjes dhe prishjen e vendimit.br Ilir Panda do të jetë relatori i çështjes e cila tashmë do të shqyrtohet në Gjykatën e Lartë. Ankimimi u bë nga ish-ministri dhe i pandehuri tjetër Jaeld Çela, që të dy të akuzuar për ?shpërdorim detyre?.br Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin ?Habilaj? që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.br Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua në shkallën e parë, vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal. Mirëpo ky vendim u rrëzua në Apel, duke e rikthyer dosjen për rishqyrtim nga e para.br br br Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. br br Për më shumë vizitoni: br br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br Shows HERE: br For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 0

Uploaded: 2020-12-23

Duration: 01:12

Your Page Title